Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e parakoshme në Bashkinë Kukës. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj do të mbaje numrin 1, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata numrin 2.

 

“Komisioneri miratoi rezultatet e shortit, sipas të cilit rezultoi se Partia Socialiste e Shqipërisë do të renditet e para në fletën e votimit ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të renditet i dyti.

 

Gjithashtu, Komisioneri miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatet për Kryetarin e Bashkisë Kukës, ku z. Albert Halilaj i propozuar nga PS do të ketë numrin 1 (një) në fletën e votimit dhe z. Emri Vata i propozuar nga BF do të ketë numrin 2 (dy)”, thuhet në njoftim.

 

Zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, do të zhvillohen në datën 24 Shtator 2023, pas shkarkimit të ish kreut, Safet Gjici.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re