Ish-eurodeputetja Emma Bonino, Kryetare e +Europa thotë se nuk ka pse të përbëjë asnjë habi fakti që ajo mbështet Muharrem Salihun, filantrop me origjinë shqiptare, i cili garon për Parlamentin Europian.

Në një intervistë për News24, Bonino tha se shqiptarët janë një komunitet që prej shumë kohësh kanë qenë të afërt me Italinë.

Ajo thekson se Salihu ka bërë kërkesë për të hyrë në zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe është një shqiptar me nënshtetësi italiane.

“Unë besoj se mesazhi që duhet të japim është se ne jemi thellësisht europeist, që mendojmë se është e rëndësishme, domethene të zhbllokojmë këtë situatë që është e paralizuar”, tha Bonino.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re