Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me demokratët në Rrogozhinë.

fdc8a2dd-e1bf-4e7e-8a0b-357b5ca326c3

Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme në këtë bashki, Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të mbrojnë fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 Majit.

“Të mbrojmë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor”, deklaroi Berisha.

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.

Ai theksoi se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren. Berisha kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re