Skip to content

Zgjedhjet / Pjesëmarrja në rang vendi arrin në 32.97% deri në orën 15:00

640 0 1746970027xscreenshot 73 284

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 15:00 ka qenë 32.97%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2282 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 508991 nga 1543584 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 15:00, përqindja e votuesve ka qenë 38.6%.