Në kohën kur fletët e votimit vazhdonin të numëroheshin në disa shtete kryesore të SHBA, presidenti Donald Trump akuzoi se zgjedhjet presidenciale po vidheshin.

Kjo bëri që disa televizione amerikane ta ndërpresin transmetimin e fjalës së tij më 6 nëntor në Shtëpinë e Bardhë.

Siç shihet në video, MSNBC përmes moderatorit Brian Williams ndaloi transmetimin e fjalës së Donald Trump teksa ky i fundit thotë “nëse numërohen votat e ligjshme, unë fitoj shumë lehtë”.

Ndërprerja e transmetimit erdhi pas rreth 1 minute nga nisja e konferencës së Trump ndërsa moderatori Williams tha se “këtu jemi përsëri në pozicionin e pazakontë të jo vetëm ndërprerjes së fjalës së presidentit të Shteteve të Bashkuara por të korrigjimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara”, e më pas vijoi bisedën në studio me lajmet të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re