Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zëvendësimin e 4 deputetëve që dorëzuan mandatet e tyre për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Qani Xhafa do të marrë vendin e Luçiano Boçit në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ky i fundit do të kandidojë për Bashkinë Elbasam.
Shkëlqim Bullari do të zëvendësojë Besjon Ajazin i cili do të garojë për bashkinë Gramsh për Partinë Socialiste.
Vendin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi pritet ta zërë, Asllan Dogjani.
Në “karrigen” e Zef Hilës që garon për bashkinë Vau i Dejës do të ulet Ludovik Hasanit.
Të gjithë emrat që pritet të zëvendësojnë 4 kandidatët e 14 majit që dorëzuan mandatet, duhet që të plotësojnë formularin e dekriminalizimit brenda 10 ditëve.
