Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka ngritur disa nga shqetësimet pas monitorimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit në të gjitha bashkitë e vendit.

Ajo ngriti shqetësimin se “deri në çfarë mase iu është bërë presion njerëzve të punësuar në administratën publike”.

Audrey Glover: “Shqetësimi ynë i madh është se deri në çfarë mase iu është bërë presion njerëzve të punësuar në administratën publike. Në rastet kur mbështetja për qeverinë e ardhshme ka qenë e kushtëzuar nga mbështetja për partinë në pushtet.

Ekziston edhe një aspekt tjetër në këto zgjedhje. Votuesit, zgjedhësit, për kë janë zgjedhjet, mbahen për politikanët apo votuesit, për politikanët vendas apo zgjedhësit vendas?

Në rastin e zgjedhjeve vendore, votuesit duhet që të zgjedhin se kush kandidat është më i miri për ta dhe komunitetet e tyre.

Që ta bëjnë këtë fushatat dhe platformat e atyre kandidatëve duhet që të trajtojnë çështjen me rëndësi më të madhe për komunitetet e veçanta të votuesve.

Fushatat dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u fokusua më së shumë tek politika dhe partitë kombëtare dhe jo në çështje të rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme, veçanërisht jashtë Tirane.

Ky fokus i tyre reduktoi aftësinë reale të zgjedhësve për të  bërë zgjedhjen e tyre në nivel vendor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re