Audrey Glover është caktuar si shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore që do të mbahen në Shqipëri në 14 maj.

 

Mësohet se Glover do të zhvillojë sot një takim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

 

Glover është rikthyer sërish si shefe e OSBE-ODIHR në Shqipëri, pasi më parë ajo ka vëzhguar zgjedhjet e viteve 1996, 2009, 2015 dhe 2019.

 

Ajo do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re