Kandidati i Partisë Demokratike për Krujën, Sabah Sheta ka hequr dorë nga gara e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai sqaron arsyet e këtij vendimi dhe thekson se shkaku kryesor është evitimi i përçarjes mes demokratëve.

 

Sipas tij, ky vendim do të jetë në dobi të demokratëve dhe kjo forcë politike do ta ketë përballjen vetëm me kundërshtarin direkt, Partinë Socialiste dhe jo me njëri-tjetrin.

 

“Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.

Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.

Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD”, shkruan ai.

 

Saban Sheta nuk është i vetmi që dorëhiqet në radhët e PD zyrtare. Ndonëse kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në KQZ emrat për kandidatë në 14 maj, disa prej tyre kanë vendosur të braktisin garën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re