Konsensusi në Reformën Zgjedhore ende duket larg teksa tashmë është situatë post- afat dhe përpjekjet për konsensus kanë rifilluar.

Palët shkelën afatin e 31 majit teksa sot pas dy ditësh Yuri Kim, amabasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE Soreca dhe ai britanik Duncan Norman kanë nisur një takim me 4 anëtarët e Këshillit Politik.

Dje, Kim ishte në takim me Lulzim Bashën në selinë e PD teksa pritet të shihet se çfarë ndikimi do të kenë këto takime tek ecuria e konsensusit në Këshillin Politik.

Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik një përfaqësues i SHBA u përpoq të bindte palët por pa sukses kurse tani duket se këto tentativa po vijojnë po nga ndërkombëtarët dhe nga treshja Kim- Soreca- Norman që dje ishin në zyrën e Lulzim Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re