Në një lidhje në emisionin “Opinion”, përfaqësuesi i PD në këshin politik, Oerd Bylykbashi tha se dakordësia mes palëvë në marrëveshjen zgjedhore ka qenë vetëm për administrimin zgjedhor. “KQZ nuk do të jetë më çeta partizane e PS. Kjo dakordësi ishte për kaq”, tha Bylykbashi.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse opozita parlamentare nuk do ta votonte këtë marrëveshje Bylykbashi tha:

“Në momentin kur do të mbyllet, e gjithë kjo paketë që do të marr bekimin e partnerëve ndërkombëtarë që na ndihmuan në arritjen e kësaj dakordësie. Dhe kjo nuk është vetëm për interesin e shqiptarëve, por edhe për integrimin europian. Jam kurioz të shoh kush do të jetë ai deputet që do të ngrejë kartonin kundër këtij vendimi të rëndësishëm”.

Ndërkohë lidhur me votimin në Kuvend ka folur dhe socialisti Damian Gjiknuri, i cili është shprehur se mazhoranca së bashku me aleatët e saj ka 78 deputetë, pra i duhen dhe 6 vota të tjera nga opozita.

Fevziu: Sa vota ka PS dhe aleatët në parlament? Gjiknuri: Po rreth 78 vota mos gaboj. Fevziu: Ndërkohë duhen 84 vota për ta kaluar marrëveshjen, apo jo? A rrezikon që deputetët që quhen opozitë ta bllokojnë këtë marrëveshje?

Gjiknuri: Ky rrezik është real dhe ne do të tentojmë dhe do ta diskutojmë edhe në parlament. E vështira në këtë reformë që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri, është që kemi dy pole opozite, një jashtë parlamentit që përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të votave të opozitës dhe një në parlament.

Fevziu: Si do t’ju thoni këtyre deputetëve: na votoni këtë që firmosën ne? Kjo është dhe shpërfillje për ta.

Gjiknuri: Unë gjithmonë shpresoj tek koshienca kombëtare për interesa të mëdha. Por nëse vërtet dështon, Shqipëria nuk është pa ligj zgjedhor. Fevziu: Kur do të jenë zgjedhjet?

Gjiknuri: Nga 15 Prill në 15 Maj dhe këtë e ka presidenti për të përcaktuar një nga të dielat brenda këtij harku kohor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re