Javen e ardhshme drafti i reformes zgjedhore  do te jete ne parlament per te marre miratimin e deputeteve. Sot ne mbledhjen e keshillit politik negociatoret u lane detyre eksperteve te perkthejne pikat e marreveshjes ne amendamente ligjore.

DAMIAN GJIKNURI

BASHKEKRYETARI I KOMISIONIT TE REFORMES ZGJEDHORE, PS

“Ishte një mbledhje pune. I ngarkuam disa detyra ekspertëve dhe brenda javës që vjen do materializohet në dokument marrëveshja dhe drafti i Reformës Zgjedhore, dhe më pas menjëherë do vijojë puna në Komisionin e Posaçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore”

Ekspertet duhet te shkruajne te gjitha ndryshimet ligjore per ceshtjet qe mazhoranca dhe opozita kane rene dakord pergjate gjithe ketyre diteve.

Me pas do te mblidhet serish keshilli politik per te miratuar draftin dhe ne fund reforma do te shkoje ne parlament. Por sipas marreveshjes se 5 qershorit parlamenti nuk ka te drejte te beje ndryshime tek drafti i miratuar me konsensus nga keshilli politik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re