Partia Socialiste dhe Opozita Parlamentare kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e Marrëveshjes së 5 qershorit e dakordësuar mes palëve politike në Këshillin Politik dhe hapjen e listave.

Pas këtij zhvillimi ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Vasili thotë se “rilindja bën marrëveshje me veten për Reformën Zgjedhore.

Po ashtu, në postimin e tij, Vasili shkruan se kjo marrëveshje është “thjesht facoletë për të fshirë sekrecionet dhe aq.”

Postimi:

Rilindja ben marreveshje me veten per reformen zgjedhore.

Tamam si nje hunde me dy vrima, qe here kruan njeren dhe here tjetren, por ne te dy rastet nxjerr vetem….sekrecione!

Marreveshja eshte thjesht facolete per te fshire sekrecionet dhe aq!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re