Ajo që pritej të ndodhte me sa duket është pranë finalizimit, dhe ndryshimet e arritura me marrëveshjen e 5 Qershorit do të votohen në Kuvendin e Shqipërisë më 23 Korrik të këtij viti, ‘bekimin’ për rtë cilën po e japin edhe nga radhët e opozitës parlamentare, ku pak minuta më parë sapo u deklaruan tre vota pro saj.

Opozita parlamentare nuk është e bashkuar, dhe kjo u deklarua sot me anë të vendimit të tre deputetëve që deklaruan votën pro reformës zgjedhore, pavarësisht se për ta nuk është e plotë, por theksuan se ishte kusht i BE-së.

Për disa deputetë të opozitës parlamentare, e vetmja rrugë e Shqipërisë është Bashkimi Europian, ndërsa marrëveshjen mes opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës, është e ngurtë dhe burim konflikti.

Tre deputetë të opozitës parlamentare, Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri  janë shprehur pro marrëveshjes, ndonëse deklaruan se nuk janë në Kuvend për të mbështetur Edi Ramën por janë kundër tij.

“Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe e mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng. Është i vetmi kusht i plotësuar për hapjen e negociatave”, tha Fatjona Dhimitri.

Nga ana e tij Artur Roshi tha se ai së bashku me disa deputetë do japin votën pro pasi është kusht për hapjen e negociatave, duke u justifikuar me faktin se ka pasur një kontribut dhe ndërhyrje nga ana e ndërkombëtarëve.

“Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten.

Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave. Jemi në një linjë me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën sa i përket listave të hapura, dhe qëndrimet e mija i kam thënë edhe më herët”, tha Roshi.

Burime Për Fax News bëjnë me dije se pritet që Kodi Zgjedhor të kalojë javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve dhe mundësisht të jetë gati për seancën e 23 Korrikut. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kryetari i grupit socialist, Taulant Balla ka kërkuar të mos humbasë më kohë dhe të shkohet përpara me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Por çfarë flasin shifrat? Mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentari i duhen 84 vota për të arrtiur në miratimin e marrëveshjes që kanë arritur më 5 Qershor, ndërsa PS ka në Kuvend 77 deputetë. Me 3 të deklaruarit ditën e sotme, numri i votave shkon në 80 pro ndryshimeve që janë bërë në kuadër të Reformës Zgjedhore,  ndërsa duhen edhe 4 vota.

Në orën 18:30 të mbrëmjes së sotme  është paralajmëruar një tjetër deklaratë për mediat mes tyre edhe Lefter Maliqi dhe mendohet se pas caktimit të përafërt të datës se kur do të kalojë në Kuvend, votat janë bërë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re