Zëvendëspresidentja e deleguar e Komisionit Europian të Vlerave dhe Transparencës, Vera Jourova, ka deklaruar gjatë një konferencë për mediat në Bruksel, se Zgjerimi i BE është një interes i përbashkët, si për bllokun ashtu edhe për vendet kandidate.

Jourova theksoi se Brukseli duhet të jetë i hapur të ftojë sa më shumë aktorë nga vendet kandidate dhë të rritet bashkëpunimi  mes tyre.

“Brukseli duhet të jetë i hapur të ftojë sa më shumë aktorë nga vendet e zgjerimit. Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor është i kësaj lloj rëndësie”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera ajo u shpreh se ky proces është një proces i gjatë, por synimi është që të gjitha vendet kandidate të ecin në rrugëtimin e tyre drejt BE me negociatat përkatëse.

Věra Jourová: Jemi këtu për të përçuam mesazhe të rëndësishme. Zgjerimi është një interes i përbashkët, mbetet një rëndësi për BE dhe me përfitime për vendet kandidatë. Procesi i zgjerimit po ecën përpara për të ofruar mundësi të vërteta dhe reale. Së treti, zgjerimi nuk ka të bëj vetëm me begatinë por edhe me demokracinë. Unë vijë nga Çekia dhe si vendet e rajonit të bëheshim pjesë e BE ishte një garanci kundër të gjitha kërcënimeve që vinin nga Rusia. Ne jemi këtu se këtu se ku proces është një proces i gjatë por synimi ynë është që të gjitha vendet kandidate të ecin në rrugëtimin e tyre drejt BE me negociatat përkatëse.

Vendet kandidate dhe nisma e zgjerimit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, për vendet kandidatë, ka të bëjë për këtë gjë. Unë mirëpres këtë nismë dhe përgëzoj të gjithë aktorët që janë pjesë e saj dhe që janë pjesë e negociatave. Ne flasim për zgjerim dhe anëtarësim, përfshirja, do të shtoja edhe bashkëpunim, sepse pikërisht kjo na duhet. Brukseli duhet të jetë i hapur të ftojë sa më shumë aktorë nga vendet e zgjerimit. Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor është i kësaj lloj rëndësie. BE ofron më shumë se 14 miliardë euro asistencë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe 2 miliard prej tyre janë mbështetje për të drejt themelore, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re