Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me deklaratat se Greqia do t’i marrë Shqipërisë 12 milje në detin Jon. Ngjela shkruan se nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, pasi kryeministri grek që flet si pushtues, nuk na merr dot asnjë gjë.

Avokati zbulon se nën presionin amerikan, politikanët shqiptarë e kanë rrëzuar marrëveshjen e 2013-ës. Ngjela shprehet më tej se Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen korruptive të detit Jon.

Në morinë e akuzave, avokati i cilëson grekët si sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur në seancën parlamentare për ratifikimin e marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin për Zonat Ekonomike Ekskluzive. Ai deklaroi se Greqia do të rritet duke zgjeruar kufirin detar nga 6 milje në 12 milje në detin Jon.

Deklarata e kryeministrit grek, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë Edi Rama. Ai ka zgjedhur që t’i përgjigjet një komentuesi, i cili e akuzon se i ka falur detin Greqisë. Rama ia kthen se nuk falen detet e tokat si rroba.

Statusi

Për Detin Jon.

Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët.

Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në Detin Jon?

Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaje; sepse ka frikë. Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë.

Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në Detin Jon.

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në Detin Jon, që bëri në vitin 2013 korrupsioni i lartë shtetëror. Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re