Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Njësinë Nr.9 në Tiranë.

Takimi është zhvilluar në kuadër të zgjerimit të Partisë së Lirisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta tha se ka pasur kënaqësinë të mirëpresë anëtarësime të reja në parti, ndërsa shtoi se Partia e Lirisë është parti e fjalës së mbajtur.

Postimi i plotë:

Zgjerimi i Partisë së Lirisë vijon pa ndalim!

Dita sotme u mbyll me takimin e punës me një pjesë të strukturave në Njësinë Nr.9 në Tiranë, ku patëm kënaqësinë të mirëprisnim prurje të reja, që besojnë në politikat tona, veçanërisht për rritjen e pagave dhe të pensioneve!

Partia e Lirisë, Partia e fjalës së mbajtur!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re