Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo pohoi se pas 11 majit vendoset për fazat e mëtejshme të ri-hapjes së sistemit shëndetësor.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

Pavarësisht situatës së shkaktuar si pasojë e #COVID19, shërbimi shëndetësor është #garantuar për qytetarët në kohë dhe me cilësi!

Me kujdes maksimal, vijojmë planin e ri-hapjes graduale të sistemit shëndetësor për planifikimet:
Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika. Por vijojnë konsultat online për barnat e rimbursueshme dhe rekomandohet që të sëmurët kronikë në gjendje të stabilizuar të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktin me institucionet shëndetësore.
Pas 11 Majit vendoset për fazat e mëtejshme të ri-hapjes së sistemit shëndetësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re