Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin, shtrimet në spital dhe humbjet e jetëve si pasojë e sëmundjes.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 45 raste të reja me COVID-19.

Sot janë verifikuar 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 në Delvinë e Kurbin dhe nga 1 në Krujë, Kukës, Lezhë dhe Sarandë.

Vijojnë shtrimet e reja në spitalin Infektiv me simptoma të rënduara. Në Infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 në terapi intensive dhe 2 të intubuar në gjendje të rëndë.
Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare të situatës më të fundit të koronavirusit në vendin tonë.

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë që një ditë më parë u konfirmuan 69 raste të reja dhe u shënuan 4 vīktima.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re