Zgjerohet lista e qyteteve me raste të reja COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë janë gjetur më shumë të infektuar se në vendet e tjera, 22 të tilla.
Raste pozitive janë konfirmuar edhe në Rrogozhinë, Delvinë e Tepelenë, duke ju shtuar kështu hartës me qytete të prekura.
“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë”, tha Rovena Daja.
Nga ana tjetër, Tirana mban numrin më të lartë edhe të pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv. Sipas Rovena Dajës, gjysma e të shtruarve janë nga Tirana.
