Shtatë rastet e shtuara në një ditë të vetme i takojnë Tiranës, Shkodrës dhe Krujës.
Në këto tre qytete vijon të rritet numri i të infektuarve çdo ditë, çka do të thotë se vazhdojnë të jenë vatra aktive.
Në Tiranë dhe Shkodër janë shtuar nga dy të infektuar të tjerë, ndërsa në Krujë tre. Të dhënat i përditësoi Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.
“Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.”
Sakaq, 15 pacientë të tjerë janë shëruar. Gjithsej kanë fituar betejën me COVID-19 470 persona. Sipas Marjeta Dervishit, numri i të rikuperuarve vazhdon të jetë më i lartë se i të infktuarve aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 320 207
Shkodër 110 74
Krujë 105 11
Durrës 42 38
Fier 37 32
Kurbin 31 3
Korçë 19 19
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 9
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 4 2
Mallakastër 1 1
Mat 1