Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kabul, si pasojë e bombardimeve të shumta të cilat kanë nisur që nga zhvillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Forcat ajrore pakistaneze bombarduan edhe një herë Kabulin të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme në qendër të kryeqytetit afgan.

Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën qindra njerëz.

Pak orë para festimeve për fundin e Ramazanit, shpërthimet shkaktuan panik dhe kaos, ndërsa njerëzit vraponin për të gjetur strehë në shtëpi dhe bodrume.

Mediat shkruajnë se qeveria e Afganistanit është ankuar se bombardimet goditën një qendër rehabilitimi, duke shkaktuar viktima të mëdha për civilët.

Zëdhënësi i qeverisë Zabiullah Mujahid raportoi përmes X se regjimi pakistanez shkeli hapësirën ajrore afgane dhe shënjestruan një qendër rehabilitimi në Kabul, duke vrarë dhe plagosur civilë të shumtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re