Këto janë pamjet e zgjerimit të rrugës Elbasan- Qafë Thanë.

Bëhet fjalë për lotin 1 të punimeve që nisin nga Fushë- Labinot deri në Xibrakë. Në këtë lot kanë nisur shtresat asflatike . Ministrja Belinda Balluku tha se ky segment më gjatë 5 km do të jetë gati për qarkullim në fund të muajit Mars.

“Për maksimumi 6 javë do të kemi gati aksin e parë të rrugës. Loti do të jetë gati në 31 Mars. Kur të vij sezoni verorë, kjo pjesë e vështirë e kalimit në fushë-Labinot do të jetë komplet e zgjidhur dhe ne do të jemi gati për të vazhduar me segmentet e tjera-tha Balluku gjatë inspektimit”, tha Balluku.

Ministrja Balluku tha se me hapjen e segmentit të parë, do të mbyllet rruga ekzistuese për ta sjellë në të njëjtin nivel me rrugën e re.

Por suksesi i këtij investimi është i lidhur ngushë me ndërtimin e Bypassit të Elbasanit për të shmangur trafikun që krijohet. Aktualisht projekti është në fazë përfundimtare të hartimit dhe më pas buxhetimit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re