Skip to content

“Zgjeruam rrugët, hapëm kanalet…”/ Bashkia Memaliaj gënjen ‘hapur’ për investimet në Facebook: Realiteti i ‘trishtë’ në terren (FOTO)

Ja si gënjen kryetari i Bashkisë Memaliaj Gjolek Guci, në një status të hedhur në rrjetin Facebook nga faqja e Bashkisë, duke reklamuar përfundimin e një aksi rrugor që lidh një seri fshatrash pjesë të njësisë administrative Luftinjë.

Por realiteti është totalisht ndryshe! Kjo rrugë jo vetëm që nuk ka përfunduar por është bërë e pakalueshme për banorët e fshatrave Maricaj dhe Arrëz e Madhe.

Banorët ankohen pasi nuk mund të qarkullojnë me mjete, janë rreth 40 familje të cilat vuajnë mungesën e këtij shërbimi.

Rruga që shihni në foto është bërë e pakalueshme nga moti i keq i ditëve të fundit dhe bashkia nuk ka kryer asnjë ndërhyrje.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb