Reagimi i Plotë nga deputeti, Belind Këlliçi:

Një përgjigje e detyruar për bunkeromanët
Disa të emëruar nga ish kryetari mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e Partisë Demokratike në Facebook, të cilën e përdorën për të goditur shumicën e demokratëve, duke i quajtur “mitingashë non grata” dhe “llum antiamerikan”.
Sot kanë nxjerrë një fletërrufe të radhës drejtuar një tjetër demokrati, Z. Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat.
Qenkan mërzitur bunkeromanët se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë. Preferojnë emërimet, se ashtu janë mësuar.
Sakaq Z. Santiliano Dule i uroj suksese!
Po ju tregoj kartën e tij të anëtarësisë në Partinë Demokratike, e nënshkruar nga deputeti Basha, asokohe kryetar.
Përpara për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur! ✌🏻

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re