Ambasadorja Amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë pasi ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi emërimin e gjyqtares më të re në Gjykatën e Lartë, Arbena Ahmeti.

Reagimi nga Yuri Kim:
“Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Kryesia e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin”.

Arbena Ahmeti është dekretuar nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës së Lartë. Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re