Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e degës së PD në Berat. Mësohet se Shyqo Duro do të jetë kryetari i ri pasi ka marrë 290 vota.

Në total kanë votuar 632 demokratë ndërsa 2 fleta votimi kanë rezultuar të pavlefshme. Votat mes kandidatëve për kreun e degës së PD Berat u shpërndanë si më poshtë:

Afrim Merko – 159 vota
Ermal Dollani – 119
Oltion Merdari – 63 vota
Shyqo Duro – 290 vota
2 fletë votimi të pavlefshme

“Sapo u mbyll numërimi i zgjedhjeve për kryetarin e zgjedhjeve në Berat dhe demokratët më votëbesuan. Është një mesazh shumë i qartë që demokratët de degës Berat që treguan se nuk janë të përçarë por janë të bashkuar. Ata kanë një mesazh më së shumti për qeverisjen vendore dhe qendrore. Ata janë bashkuar dhe këtë mesazh e kanë për keqqeverisjen, ata që kanë keqqeverisur Beratin për disa vite resht duhet ta kuptojnë se demokratë do të kthen më të fortë”, tha kandidati fitues Shyqo Duro.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re