Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet ka dhuruar mbi 1 400
metra katror tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të
gjithë zonës. Falë këtij gjesti, Bashkia e Tiranës ka përfunduar
ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar me gjatësi
rreth 3 km e gjatë, me trotuare, ndriçim LED, sinjalistikë dhe vizime.

Krahas dhurimit të tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht i ka bërë
thirrje komunitetit që të bashkëpunojë për të liruar pak nga hapësira në
mënyrë që t’i hapin rrugë projekteve zhvillimore të cilat jo vetëm
transformojnë lagjen, por të rrisin vlerën edhe të vetë pronës së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re