Edi Reja do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare sipas raportimeve të “Top Channel’’. Kështu pas shumë emrave dhe aludimeve pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi për teknikun 73 vjeçar.

Edoardo Reja ka një karrierë të gjatë në drejtimin e klubeve italiane në Seria A dhe B em skuadra, si: Peskara, Bolonja, Verona, Leçe, Breshia, Torino, Viçenca, Xhenoa, Katania, Kaljari, Napoli, Atalanta etj.

Prej katër vitesh pas shkarkimit nga Atalanta ai nuk ka pasur asnjë skuadër në drejtim dhe ishte emri i parë i përfolur për të zëvendësuar Panuçin pasi ka ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares ndaj Turqisë.

Kështu mes shumë emrave është zgjedhur një trajner i vjetër, i qetë dhe ekspert dhe ndoshta aftësitë e tij janë të duhurat për momentin ku gjendet kombëtarja jonë.

Kjo do të jetë eksperienca e dytë për teknikun jashtë Italisë pasi më parë ka drejtuar edhe Hajduk Split por edhe e para për të në drejtimin e një kombëtareje./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re