Skip to content

Zgjidhet zv.kryetari i ri i Gjykatës së Tiranës (EMRI)

Flamur Kapllani është zgjedhur si zv.kryetari i Gjykatës së Tiranës. Ai u zgjodh nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve dhe ka një mandat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

Mësohet se Petrit Çomo, si zëvendëskryetar i perfundoi mandati ndërsa sot më datë 25 shkurt u zgjodh Kapllani në këtë detyrë.

Karriera e Kapllanit

Në vitet 1997-2000 Nd/gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar. Më pas në vitet 2000-2007 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mirditë.

Gjatë periudhës 2007 -2010 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Prej vitit 2008 -2010 Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Së fundmi nga 01.04.2010 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb