Facebook po goditet nga kritika të ashpra pasi u zbulua se kishte paguar adoleshentë për të monitoruar aktivitetin e tyre online dhe fituar njohuri rreth rivalëve.

Aplikacioni Facebook Research, i cili u lançua në 2016, ka nxitur polemika të shumta nga kritikët dhe prindërit pas vendimit të Apple për të përjashtuar aplikacionin nga iOS.

Apple tha se Facebook Research përbën një shkelje të hapur të marrëveshjes që kishin me rrjetin social.

Lëvizja e gjigantit të iPhone ka tensionuar marrëdhëniet mes kompanive teknologjike sidomos me Facebook që tashmë nuk akseson dot as aplikacionet për punonjësit në App Store.

Kjo sjellje është e turpshme. Të përfitosh nga njerëzit që nuk kuptojnë vlerën e të dhënave të tyre. Të vësh në shënjestër fëmijët tanë.

Aplikacioni Facebook Research shpërblente përdoruesit e moshave 13 deri në 35 vjeç me karta dhuratash në këmbim të monitorimit të aktivitetit të tyre mobile, përfshirë mesazhet private në median social, bisedat nga aplikacionet e komunikimit, aktivitetin e shfletimit, fotot dhe videot e dërguara dhe kërkimin në internet.

Shefja operative e Facebook, Sheryl Sanberg e cila u kritikua pas skandalit Cambridge Analytica, shprehej se përdoruesit kishin dijeni se po monitoroheshin.

“E rëndësishme është se njerëzit e përfshirë në atë projekt kishin informacion rreth tij,” tha ajo për CNBC.

Facebook justifikohet

Sipas Facebook vetëm 5% e pjesëmarrësve në program ishin adoleshentë dhe të gjithë kanë nënshkruar deklaratën prindërore. Por rrjeti social nuk jep shifra për numrin e të përfshirëve.

Ditën e Enjte Facebook konfirmoi se certifikata enterprise – një certifikatë që u jep privilegje të avancuara aplikacioneve në iOS – është rikthyer nga Apple.

Ndërsa Facebook thotë se përdoruesit kishin dijeni, çfarë dijenie ka një 13 vjeçar rreth rëndësisë së të dhënave personale?

Facebook nuk është i vetmi që përballet me akuza të tilla. Google gjithashtu kishte një aplikacion quajtur Screenwise Meter që shpërblente përdoruesit në këmbim të monitorimit të trafikut të uebit dhe të dhënave.

Por aplikacioni i Google ndryshon në disa aspekte me atë të Facebook. Screenwise nuk u kërkon përdoruesve privilegje administratori të cilat do të kishin lejuar monitorimin e të dhënave të enkriptuara.

Gjithashtu aplikacionin e Google mund ta përdornin vetëm moshat mbi 18 vjeç me dijeninë e prindërve të tyre. Aplikacioni është shkarkuar në vetëm 10,000 pajisje.

Edhe Google u bllokua nga përdorimi i aplikacioneve të brendshme sepse kishte shkelur rregullat e App Store.

Skandalet e gjigandit të teknologjisë duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë. Vetëm një ditë më parë Facebook raportoi 16.9 miliardë dollarë dollarë të ardhura në tre mujori e fundit të 2018-ës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re