Tartari është sëmundje e dhëmbit kur harroni rregullat kryesore të pastërtisë: Të lani dhëmbët 3 herë në ditë, të përdornin fijen dentare dhe t’i shpëlani pas ngrënies.

Kur tartari bëhet pjesë e dhëmbëve tuaj mund të kthehet në një sëmundje sërioze, më poshtë janë disa mënyra për t’ju ndihmuar:
Sodë buke dhe kripë: kjo është mënyra më e dëgjuar sepse soda ka një efekt antibakterial dhe gjithashtu ndihmon në zbardhimin e dhëmbëve.

Lëkura e portokallit: Keni menduar ndonjëherë cfarë mund të bëni me lekurën e mbetur të portokallit? Nqs jo mësojeni tani. Fruta të tilla si limoni, portokalli, qitro janë shumë efektive për të hequr shenjat sepse përmbajnë acide. Mund të fërkoni dhëmbët me lëkurën për 2-3 minuta ose mund të bëni një pastë me të.

Lëngu i limonit: Mund të shkëmbeni lekurën e portokallit me limonin për rezultate më të shpejta. Përdoreni lëngun e tij si një pastë.

Farat e susamit: Këto fara bëjnë mirë për shendetin kur i hani, por mund t’i përdorni dhe për dhëmbët pasi kanë një veti si skrabi, pastrojnë dhe i bejnë dhëmbët tuaj të shkëlqejnë.

Vaji i kokosit: Ky lloj vaji përthith papastertitë që ndodhen në gojën tuaj dhe ka të njëjtin efekt si një antibakterial.

Luleshtrydhet: Janë të pasura me vitamin C dhe ndihmojnë në shëndetin r dhëmbëve. Shtypini në formën e një paste dhe aplikojini në dhëmbët tuaj.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re