Ministri i Brenshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku është krijuar një radhë kilometrike me automjete. Kjo situatë është krijuar pasi autoritetet greke vendosën të bëjnë tamponimin e qytetarëve që kalojnë në kufi. Ministri shprehet se institucioni që ai drejton sëbashku me Ministrinë e Jashtme janë duke komunikuar me homologët grek për të përshpejtuar kalimin në pikën kufitare.

Postimi i plotë: Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re