Deputeti demokrat, Flamur Noka është shprehur se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk është opozitë. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama i dha urdhër indirekt përmes televizionit ditën e djeshme që të “zgjohej nga gjumi”.

Deputeti Noka theksoi se është e sigurtë që pas urdhrit të kreut të qeverisë, sipas tij, sot Basha do të zgjohet nga gjumi.

Ndrësa shtoi se janë në përpjekje për të vazhdueshme për të bashkuar opozitën.

“Me aleatët ne jemi në bisedime. Është hedhur një tezë për krijimin e një federate. Sigurisht që në kontaktin e parë që kemi pasur është diskutuar dhe është lënë që do të hartohet një platformë për të konceptuar idenë e bashkimit. Jemi në përpjekje të vazhdueshme për të bashkuar opozitën.

Kur them për të bashkuar opozitën, e kam thënë dhe e them, PD është e qartë në qëndrimin e saj, opozitë konsiderohet çdo forcë politike, çdo organizatë jofitimprurëse, që mbron demokracinë dhe bën opozitë me regjimin. Në rast se ju mendoni tjetër qasje, kjo nuk është qasja e PD. Është e qartë kur të flasim për çështjen e qeverisë dhe për marionetat e saj apo ushtarët e saj, mund të përfshijmë Bravën.

Brava për ne dhe Alibasha nuk është opozitë. Po u them vetëm një gjë? E ndoqët intervistën e kryeministrit dje? Zgjohu nga gjumi, i tha. Të jeni të sigurt se sot do zgjohet nga gjumi. Pra, mori një urdhër indirekt nga televizioni dhe sot do zgjohet. Flasim për faktorët opozitarë, jo për faktorët qeveritarë. Ne kemi bërë punë të madhe për bashkimin e PD-së dhe opozitës dhe po vazhdojmë ta bëjmë. Jemi të hapur në këtë pikë dhe çdo individ që është demokrat dhe opozitar, përjashto Bravën dhe Alibashën, do jetë pjesë e punës tonë për t’u bashkuar dhe krijuar frontin apo federatën kundër këtij regjimi kriminal që kemi përballë. Në këtë bashkim, përjashtohen vetëm dy pengjet, njëkohësisht mercenarët e Edi Ramës”, tha Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re