Pasi u arrestuan në flagrancë 5 banorë të lagjes “5 Maji” gjatë prishjes së banesave të tyre, banorët e kësaj lagjeje dhe Laprakës kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë para drejtorisë së policisë.

Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të personave që janë arrestuar duke thënë se është kriminale që në një situatë dramatike për ta, të vuajnë dhe qelinë.

Një nga banorët bëri thirrje deputetëve e qytetarëve që të bëjnë çdo gjë për të liruar një nga banoret e ‘5 majit’ në qeli e cila sipas saj ka dy fëmijë të mitur dhe asaj po i shkatërrohet gjendja psikologjike.

Në mbështetje të banorëve të “5 maj-it” pedagogu Ervin Goci tha se brenda në qeli ka njerëz të sëmurë, që kanë dhe drama familjare dhe se duhet sa më shpejt që ata të jenë jashtë e të protestojnë për të drejtat e tyre.

Kujtojmë se këta persona ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e banesave të tyre, goditën me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe si pasojë u shoqëruan në komisariat.

Motra jonë është burrneshë, këta pushtues e ordinerë që arrestojnë banorët pse protestojnë për të drejtat e tyre janë plehra dhe një ditë do marrin fund”-tha një nga banorët.

Unë sot flas për Loretën, zgjohuni o njerëz si mundet një 30 vjecare me dy fëmijë minorenë. Ku janë këto deputetë? Ku e gjejnë këto atë kurajo?

Ku shkon jetën e saj, shkoni mor e nxirrni Loretën se jeta është e shtrenjtë. Në epokën e gurit jetojmë kështu”-tha një tjetër

Goci: Brenda në qeli ka njerëz të sëmurë, në pikë të hallit me dramë familjare dhe këta maskarenj i mbajnë aty. Duhet të kishte psikologë, nuk mund të trajtohen këto familje si kriminelë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re