Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën, një ditë më parë gjatë një takimi elektoral me të rinjtë e Partisë Socialiste, lidhur me fotot e tij nudo të publikuara në internet.

Rama u shpreh se imazhet në Google janë të mbuluara ndërsa shtoi se të rinjtë në takim nuk ishin fëmijë.

Ai ironizoi opozitën duke i quajtur “zhabulanë që duan të bëjnë dhe moralistin”, ndërsa shtoi se vetë ata çdo ditë u tregojnë fëmijëve se si nuk duhet të sillen.

“O pika pika. Unë sipas tyre në takimin me votuesit e parë atje që po tregoja një histori me Pandi Majkon, që lidhet me historinë tonë dhe ishte episodi i nxjerrjes së fotove të mia nudo dikur në fushatën e 2007 nga këta zhabulanët që duan të  bëjnë dhe moralistin, na tregojnë se çfarë është familja, edhe përmenda që janë në Google.

Në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata, e treta si ka mundësi ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, se si nuk duhet të sillet dhe çfarë nuk duhet të thotë njeri me akuza e sharje ektreme, si ka mundësi. Jam pa fjalë”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko