Edhe këtë fundjave policia rrugore vijoi aksionin ne te gjitha rrugët urbane dhe interurbane te kryeqytetit për ndëshkimin e shkelësve te rregullave te qarkullimit .

14 persona u penalizuan duke u dërguar për gjykim në organin administrativ shtetëror,  ndërkohë që patentat e tyre u pezulluan.

Përgjatë 4 orëve, u vendosen 8 gjoba për shkak të manovrave të rrezikshme në rrugë dhe 11 të tjera për tejkalim shpejtësie.

Policia bëri të ditur se po organizon patrullime të kombinuara duke përdorur të gjitha pajisjet speciale për të parandaluar aksidentet rrugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re