Skip to content

Zhdoganim në Durrës për Kosovën/ Përfitojnë 1040 kompani që merren me tregëti

Zyrtarisht ka nisur në portin e Durrësit zhdoganimi i mallrave për të gjithë bizneset kosovare.

 

Pas një periudhe pilotimi prej një muaji, në tetor ky proces është bërë efektiv. Dy ministrat e ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe ai i Kosovës, Hekuran Murati inspektuan zyrën doganore në Durrës.

 

“Që nga e premtja kemi nisur zyratrisht zhdoganimet. Dhe deri më sot më shumë se janë 70 % e deglaratave doganore janë për zhdoganim dhe jo për transit. Kjo është pjesë e marrëveshjes së arritur mes qeverive”- u shprej Dalina Ibrahimaj.

 

Në total parashikohet se përfitues do të jenë 1040 kompani kosovare që merren me tregti, ndërsa parashikohen edhe procedura të lehtësuara.

 

Zyra doganore e Kosovës u hap në portin  e Durrësit në vitin 2019, por ajo operonte vetëm me regjistrimin e mallrave që kishin destinacion shtetin fqinjë.