Skip to content

Zhduken dy motrat 13-vjeçare në Tiranë, alarmohen familjarët

auto Policia Tirane drejtoria naten1490467612

TIRANE

Dy motra të mitura rezultojnë të zhdukura që prej pasdites së djeshme në Tiranë, ndërsa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.

Familja ka bërë denoncim në komisariatin e policisë për zhdukjen e vajzave 13-vjeçare.

Policia ka shpallur në kërkim dy vajzat e zhdukura dhe po punon për gjetjen e tyre.

“Kemi bërë kontrolle në shumë ambiente në Tiranë dhe po punojmë për gjetjen e vajzave”- shprehet policia, por pa dhenë njoftim zyrtar për zhdukjen e tyre.

(BalkanWeb)