Një 16 vjeçare në Tiranë është larguar nga shtëpia dy ditë më parë.

E ëma e të miturës ka bërë denoncimin në polici ndërsa kanë filluar kërkimet për gjetjen e saj.

“Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re