Skip to content

Zhduket 32-vjeçari në Fier/ Familja ngre alarmin. I vëllai u gjet i mbytur në lum pak muaj më parë

WhatsApp Image 2023 01 06 at 4.42.01 PM e1673020856839

Zhduket 30 vjeçari pa lënë gjurmë, familja bën denoncimin në polici. Familja Sakaj në Suk1 të Roskovecit kërkonë ndihmën e policies për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh Ferit Sakaj 32-vjeç.

Lajmin e konfirmojnë kunati dhe e motra e të humburit të cilët jetojnë e punjnë prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kanë kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij. 32-vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

Largimi ka qënë në datën një të janarit.

Familja Sakaj është e dëmtuar pasi kryefamiljari ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumin e Semanit disa vite më parë, ndërsa një vëlla tjetër 14 vjeç, Ergis Sakaj gjeti mbytjen po në lumin Seman në muajin gusht të vitit 2022.

E ëma e 32 vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier dhe nuk është kthyer më.

Familjarët pohojmë se 32 vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

 

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.