Një 33 vjeçar është zhdukur në Fier. Ka qenë babai i të riut që ka denoncuar zhdukjen në polici. I ati ka thënë se ka humbur kontaktet me të me datë 30 Qershor kur 33 vjeçari është larguar nga banesa.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. H., banues në Fier, se në datë 30.06.2023 është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi L. H., 33 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçarit.”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re