Skip to content

Zhduket 37-vjeçari, bashkëshortja “ngre në këmbë” policinë e Durrësit

Një 37-vjeçar me iniciale Y.G rezulton i zhdukur që prej dy ditësh.

Policia Durrës

Denoncimin në polici për zhdukjen e 37-vjeçarit e bëri dje bashkëshortja e tij, e cila tha në policia se më datë 16 tetor i shoqi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Blutë e Durrësit njoftojnë se po punojnë për gjetjen e tij.

“Më datë 17.10.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja E. G., 36 vjeçe, banues në Katund Sukth, Durrës, se më datë 16.10.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi Y. G., 37 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

“”