Një 37 vjeçar është zhdukur prej dy ditës në Durrës ndërsa familjarët kanë vënë alarmin.

 

Policia e Durrësit mbrëmjen e së martës ka kërkuar ndihmën e dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e tij. Sipas bluve të këtij qyteti Mariglen Gjoroveni 37 vjeç, banues në Durrës është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

 

Sipas të dhënave ai është rreth 1.70 cm i gjatë, ka të veshur një bluzë ngjyrë blu sportive, pantallona sportive dhe atlete ngjyrë të bardhë.

 

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor. Në rast identifikimi të tij, policia apelon të telefononi në numrin 0694110217.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re