Prej më shumë se 14 ditësh, shtetasi me inicialet V.S 49 vjeç, ka humbur gjurmët me familjarët e tij në Divjakë.

Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij, shtetasja, Th.S, 49 vjeçe, e cila tha se bashkëshorti i saj ishte larguar nga banesa në datën 1 maj të këtij viti dhe që rpej asaj date nuk ka asnjë lajm prej tij.

Njoftimi i Plotë:

Divjakë

Në datë 14.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re