Skip to content

Zhduket bariu 17-vjeçar në Gjirokastër, familja e kërkon prej 8 ditësh

Një i ri nga Libohova, në rrethin e Gjirokastrës është zhdukur në rrethana misterioze prej më shumë se një jave dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.

Banorët e zonës tregojnë se hera e fundit kur është parë i riu ka qenë 8 ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull.

Humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

Mësohet se 17-vjeçari Izet Tosuni, punonte si bari në fshatrat e Dropullit.

Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim dhe thuhet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

Mësohet se 17-vjeçari jetonte në kushte të vështira ekonomike.