Ditën e djeshme, shtetasi 57 vjeçari me iniciale, S.A ka bërë një denoncim në policinë e Fierit ku ka deklaruar se shtetasi E.H, 25 vjeç, i kishte marrë automjetin e tij tip “BMË” duke e mashtruar se do ta çonte në servis për ta rregulluar.

57 vjeçari ka deklaruar se prej asaj dite nuk e ka parë më të riun.

Njoftimi i Plotë:

Në datë 03.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 57 vjeç, banues në Fier, se në datën 31.03.2022, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Fier, i ka marë me anë të mashtrimit, me pretendimin për ta rregulluar në servis, automjetin tip “BMW”, të cilin nuk ia ka kthyer më.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re