Një shtetas banues në Mallakastër prej 12 ditësh ka humbur çdo kontakt me familjarët e tij.

Gjatë njoftimit të uniformave blu bëhet me dije se i ati i 35-vjeçarit ka bërë kallëzim ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë Fier:
Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re