Një 34 vjeçar nga Vlora është zhdukur në rrethana krejt të çuditshme në Vlorë, ndërsa nuk ka asnjë histori që lidhet me shkelje të ligjit, apo konflikt me persona të tjerë. Burimet bëjnë me dije se ai është zhdukur që prej të hënës në rrethana misterioze dhe quhet Martin Seleni.

Familja ka denoncuar zhdukjen e të riut në Polici, pasi ai shkoi pranë një fasonerie ku punonte që të merrte rrogën, dhe që nga ai moment është zhdukur dhe askush nuk di më asgjë për të.

Seleni sipas familjarëve ka qenë një djalë i qetë dhe nuk ka patur asnjë problem apo konflikt. Ai ka qenë punonjës në një nga fasoneritë e qytetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re