Një familje nga Tirana ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për shkak se fëmija i tyre, vetëm 13 vjeç, ka ikur nga shtëpia vetëm me çantën e shpinës në krah.

Djali 13-vjeçar, egjiptiano-shqiptar, është zhdukur prej datës 1 shtator pa lënë gjurmë nga banesa e tij në Tiranë. Burime bëjnë me dije për Abc se ai është larguar, duke lënë një shënim për prindërit dhe nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.

Ai është birësuar prej dy vitesh nga një familje shqiptare dhe bashkë me prindërit adoptues jetonte në kryeqytet. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e 13-vjeçarit.

Ai flet mesatarisht shqip dhe në momentin e largimit ka marrë me vete një çantë shpine, ndërsa ka pasur të veshur një bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra dhe atlete sportive të zeza. Familjarët kërkojnë që të gjithë ata që kanë informacion ose ndonjë të dhënë për 13-vjeçarin të telefonojnë në numrin 0674613741 ose t’u drejtohen policisë.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re